Ndërron jetë afaristi Bekim Guda
Në Gjilan ka ndërruar jetë sot afaristi Bekim Guda, 51-vjeçar. Njoftimin e ka dhënë familja e tij, shkruan Mediafokus.info.
“Miq, shokë dhe bashkëvendas ju njoftojmë se sot më datë 05.12.2020 ka ndërruar jetë vëllau ynë Bekim (Haqif) Guda.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 06.12.2020 me Drekë (12:00), në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Sa i përket pritjeve për ngushëllime, do të organizojmë pritje 3 ditë, afër shtëpisë të të ndjerit.
Me respekt, familja GUDA”, thuhet në njoftim.

