Ushtronte dhunë ndaj familjes, policia arreston një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij, raporton Mediafokus.info.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij si dhe qëndron i dehur gjatë gjithë kohës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/

