E harron në motel zinxhirin e arit, menaxhmenti i kthen përgjigje negative
Policia e Kosovës ka hapur rast për ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ për një rast që ka ndodhur në një motel në Qagllavicë, ku një klient dyshohet ta ketë harruar një zinxhir ari, ndërsa ka marrë përgjigje negative nga menaxhmenti.
Qagllavicë, 21.12.2020, 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në dhomën e një moteli ku kishte qëndruar kishte harruar një zinxhir ari dhe kur ishte kthyer të bisedonte me menaxherin kishte marr përgjigje negative. I njëjti dyshon se zinxhirin ia kishin marr punëtorët e motelit. Rasti vazhdon nën hetime, thuhet në raportin e policisë

