Zëdhënësi i LDK-së thotë se ka lëvizje drejt marrëveshjes me LVV

Pas takimit të liderit të LDK’së, Isa Mustafa me atë të LVV’së, Albin Kurti, ka folur zëdhënësi i partisë me 28 deputetë, Besian Mustafa.

“Ka lëvizje drejt arritjes së marrëveshjes nga dy palët”, ka thënë shkurt zëdhënësi i LDK’së, raporton Mediafokus.info.

Ai pohoi se janë pajtuar që të takohen nesër./MediaFokus/