Ky është dedikimi prekës i anesteziologut për anesteziologun që e humbi betejën me COVID-19

Vdekja e anesteziologut nga Ferizaj, Afrim Tasholli, i cili e humbi betejën me COVID-19, ka pikëlluar shumë kolegët e tij dhe ata që e njohën.

Anesteziologu nga Gjilani, dr. Ukshin Ismaili, ka bërë një dedikim prekës për kolegun që e humbi, transmeton Mediafokus.info.

Ai e ka cilësuar Tashollin si ‘luftëtar profesional për të shpëtuar jetët e të tjerëve’.

“Lajme i trishtë. Me lot në sy morëm lajmen sot ne orët e pasdites se betejën me COVID-19 e humbi miku, shoku dhe kolegu i jonë shumë i nderuar, i respektuar dhe luftëtar profesional për të shpëtuar jetët e të tjerëve. DR. AFRIM TASHOLLI – anesteziologu dhe intenzivisti i familjes së Anesteziologëve të Kosovës. Lamtumirë, koleg i nderuar Dr. Afrimi!”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/