Goditet për vdekje këmbësori në Çagllavicë
Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident trafiku me fatalitet në Çagllavicë, si pasojë e ngasjes së automjetit në mënyrë të pakontrolluar nga një pjesëmarrës në trafik.
Çagllavicë 23.12.2020 – 12:05. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në raportin e policisë.

