Humanity First shpërndan 50 pako ushqimore
Nga fillimi i kësaj jave më 20 dhe 21 dhjetor 2020, Organizata Humanity First me sukses ka bërë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore te familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe me asistencë sociale.
Organizata Humanity First përmes shoqatës “Duart plot mëshirë” nga Vitomirica e Pejës, ka bërë shpërndarjen shtëpi më shtëpi të këtyre pakove ushqimore në të cilat përfshihen gjërat esenciale: miell, vaj, oriz, sheqer, makarona, supë, keksa etj.
Nga mbi 300 familje të regjistruara për t`i ndihmuar, kjo shoqatë i ka përzgjedhur 50 familjet më të prekura në aspektin social.


 
 
						 
						