Flet vëllai i gruas që u vra nga burri në Pozharan të Vitisë

Pas vrasjes së katërfishtë në Pozharan të Vitisë, ku kryefamiljari Fetah Zuka fillimisht vrau gruan dhe dy djemtë dhe më pas veten, ka folur vëllai i gruas së ndjerë, raporton Mediafokus.info.

Përmes rrjetit social Facebook, Ramadan Ademi, ka shprehur pikëllimin që e humbi motrën dhe dy nipat.

“Me pikëllim të madh, morëm lajmin e hidhur, për motrën dhe 2 nipat tonë. Zoti ju shpërbleftë në paqe”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Kujtojmë që viktimat e kësaj ngjarjeje janë varrosur sot.

Ndryshe, Mediafokus.info është i pari medium që raportoi drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, pak minuta pas kësaj tragjedie që tronditi vendin. /Mediafokus.info/