Pedagogu bie nga çatia, nuk mbijeton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një pedagog ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

“Panorama” mëson se viktima është pedagogu i Universitetit të Korçës dhe drejtori i Gjimnazit grek jopublik në këtë qytet, “Platon”.

Dion Tushi, 49-vjeç mësohet se ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij aksidentalisht, pasi ka pësuar hemorragji të brendshme.

Tushi u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e dëmtimeve.