Deputetët e LDK’së pozojnë gatitu pas votimit pro dërgimit të FSK’së në misione paqeruajtëse
Pas votimit pro dërgimit të FSK’së në misione paqeruajtëse, deputetët e LDK’së pozojnë gatitu, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Foton e ka publikuar menjëherë pas votimit shefi i grupit parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi.
“Gati për mision!”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, 92 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro dërgimit të kontigjentit të FSK-së në misione jashtë vendit, që nënkupton që në bazë të ftesës së SHBA-ve, kontigjente të FSK-së do të dërgohen në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës, pra Ushtrinë Amerikane./Mediafokus.info/

