Reagojnë mërgimtarët: Telefonata të mos përdoret si municion kundër votës demokratike
Vendimi i KQZ sa i përket pjesëmarrjes së mërgimtarëve kosovarë në zgjedhje, ka nxitur reagime te diaspora. Mërgimtarët janë kundër verifikimit të tyre me telefonata, duke thënë se telefonata nuk mund të përdoret si municion kundër votës së lirë.
Portali MekuliPress i ka ftuar mërgimtarët që të nënshkruajnë peticionin kundër pikës IV të KQZ.
‘Sipas vendimit jodemokratik të KQZ-së, ne mendojmë dhe dëshmojmë se telefonata vështirëson dhe përjashton mërgimtarët nga e drejta demokratike për të votuar. Vota e lirë dhe e pandikuar është e drejtë e garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Telefonata nuk do të duhej të përdoret si municion kundër votës demokratike’, thuhet në ftesën për nënshkrimin e peticionit për KQZ-së, duke kërkuar që sa më parë të mënjanohet pika IV, sepse është antikushtetuese.

