Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

Mediat në Malin e Zi raportojnë se është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç dhe 4 zyrtarë të tjerë të kësaj Komune.

Personat tjerë të arrestuar janë Sead Osmanoviç, sekretar i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe shef i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, sekretari i Policisë Komunale dhe ish kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, ata u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.