Besian Mustafa: Ky është momenti më i rëndë në jetën time
Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se vrasja e babait të tij, Xhemail Mustafa, ishte momenti më i rëndë në jetën e tij, raporton Mediafokus.info.
Ai ka theksuar se ishte shpresë naive që besonin se vrasja e tij do të zbulohet shpejt.
“Momenti më i rëndë në jetën time ishte vrasja e babait. Kur kalon koha ti e kupton që ishte shpresa naive kur mendonim që gjendet vrasësi i babait shpejt”, ka thënë Mustafa për Kanal 10.
“Pritja fillon të kthehet në dëshpërim”, shtoi ministri i Bujqësisë.
“Definitivisht, ishte vetë presidenti Rugova që na ka qëndruar afër pas vrasjes së babit”, tha ai./Mediafokus.info/

