Kush lavdërohet: Ju nuk e keni Muriqin!
Vedat Muriqi po vazhdon të “shp֝ërthejë” në Turqi me Fenerbahçen. Së fundmi, ai realizoi gol dhe asistoi në fitoren 0:2 ndaj Gazientepit, por në minutat shtesë edhe u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Gjiganti turk, Fenerbahçe po e çon në qiell me lavdata “luanin” e Kosovës, ndërsa postimi i fundit i tyre për të është “diss” ndaj klubeve.
“Ju nuk e keni Muriqin” – thuhej në postimin e Fenerbahçes në profilin e tyre zyrtar në Twitter.
Prizrenasi kishte një karton të verdhë nga minuta e 80 dhe ishte shumë i pakujdesshëm në minutën e 95, kur e mori edhe të dytin, për t’u përjashtuar më pas me të kuq, përcjellë Gazeta Olle.
Pas një faulli për vendësit në fushën e tyre, kur po luheshin sekondat e fundit, Muriqi ia largon topin si pa e vrarë mendjen shumë lojtarit kundërshtar, kur ky i fundit po e priste atë për t’a ekzekutuar goditjen e dënimit.
Gjyqtari nuk e fali dhe ia dha kartonin e dytë të verdhë e më pas edhe të kuqin, derisa Muriqi e la fushën tejmase i zhgënjyer./Gazeta Sport/

