Ky ishte traktori i parë me rrota metali në anën e Vitisë

Në trevat tona, mekanizimi bujqësor ka arritur shumë më vonë se në vendet e zhvilluara. Imri Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë e mban mend këtë lloj traktori, i cili para 70 vitesh shfrytëzohej për tërheqjen e makinës shirëse. Nuk kishte as rrota prej gome, shkruan Mediafokus.info

Asokohe ai ishte 6-vjeç dhe familja e tij punonte me këtë lloj makine, thuaja nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë.

Makinën e drejtonte vetëm një person dhe ai ishte xhaxhai i tij dhe askusht tjetër nuk kishte njohuri për të.

Konstrukti i kësaj makine (traktori) ishte i tëri nga metali, as goma nuk posedonte. Ishte diçka e veçantë dhe shumë interesante për qytetarët në Ramjan dhe më gjerë.

Ky lloj mekanizimi bujqësor, asokohe shfrytëzohej vetëm për tërheqjen e makinës shirëse dhe futjen e saj në funksion për shirjen e grurit.

“Model i vjetër dhe i veçantë”, ka thënë Emerllahu. /Mediafokus.info

(Fotot janë siguruar nga arkivi i “Studio Diasporës” në Zvicër, Skender Hasani)