Covid-19 i merr jetën të riut që punonte në Tv Klan
Julian Buzo, montazhier në Tv Klan ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmi është dhënë nga kolegët e tij.
Julian Buzo, kishte disa vite që punonte si montazhier në Tv Klan.
Ai ishte bashkëshorti i gazetares së STOP, Odeta Gjevori. Ndërkohë që kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.
“Jam pa fjale, i tronditur, ne gjendje shoku, per humbjen tende.
Nuk mundem ta besoj Juli kete ikje. Te njoha ne montazhin e redaksise se Tv Klan.
Djale i shkelqyer, sapo ishe bere baba. Ngushellime familjes tende dhe bashkeshortes Odetes”, shkruan gazetari Dritan Laçi.
Siç shihet në galeri, i riu luftoi me infeksionin por nuk ia doli dot.
Për ndërrimin e viteve, i ndjeri uronte:
“Gëzuar 2021! Pas vuajtjes e durimit, vjen lehtësimi! Lamë pas një vit të vështirë me tërmete të shumta e pandemi globale, por përtej të gjitha sprovave, 2020-ta na bekoi me dhuratën më të bukur, Hanën!❤Optimiste, për një vit plot dritë!”

