Aksident në Gjilan, lëndohet shoferi
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjilan, në rrugën “Mulla Idrizi”, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i lënduar ngasësi i automjetit.
“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 24.02.2021 – 08:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/
(Foto nga arkivi)

