Haziri: Rugova ma besoi nominimin për kryetar të Gjilanit kur i kisha 28 vjet 

Nënkryetari në dorëheqje i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Rugova ia besoi nominimin për kryetar të Gjilanit, në vitin 2000, ku edhe u zgjodh në krye të kësaj Komune, raporton Mediafokus.info.

“Kam qenë më i riu në moshë në krejt atë strukturë të LDK-së në Gjilan. Kam qenë i angazhuar në Degën e LDK dhe jam kandiduar për kryetar komune. Mënyra e kandidimit në moshën 28 vjecare ka qenë e papritur për kohën. Rugova më ka thënë që beson në mua. Ka qenë vendim i tij personal i Rugovës që unë të kandidohem për kryetar të Gjilanit dhe ky është nderi më i madh që më është bërë nga presidenti historik”, ka thënë Haziri, në emisionin Debat me Ridvan Berishën në RTK.

Ai u shpreh i bindur në rikthimin e LDK’së  në një të ardhme të afërt./Mediafokus.info/