Agim Ademi e Eroll Salihu rrihen mes vete në zyrat e FFK-së?
Burimet e Gazetës Metro brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kanë bërë të ditur se ka ndodhur një konflikt në mes të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarit të këtij institucioni, Eroll Salihu.
Metro ka kuptuar se konflikti ka filluar kur sekretari i FFK-së ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të kryetarit Ademi, duke e quajtur dallavërgji, hajn dhe kriminel.
Pas këtyre akuzave, Agim Ademi nuk ka qëndruar indiferent, i cili menjëherë e ka sulmuar fizikisht Eroll Salihun, e që është dashur ndërhyrja e stafit të FFK-së për të qetësuar gjakrat.
Mbetet të shihet se si do të veprojë i pari i FFK-së, nëse do ta largojë Eroll Salihun nga pozita e sekretarit apo nëse këtë të fundit do ta shpëtojë UEFA.

