Arrestohet dëshmitari për deklaratë të rrejshme
Një person në Deçan është arrestuar në cilësinë e një dëshmitari, për shkak të deklarimit të rremë në një rast të vrasjes.
Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor, thuhet në njoftimin e policisë.

