Lajmi i fundit: Një 30-vjeçare hidhet nga kati i tretë dhe vdes
Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak minuta më parë, ku një 30-vjeçare kreu vetëvrasje.
Dyshimet e para të policisë janë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, por hetimet janë duke vijuar ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

