Virusi Corona arrin në Gjermani, a rrezikohet Kosova?
Gjermania ka konfirmuar rastin e parë të virusit corona. Lajmin e ka dhënë zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, raporton DW.
Burri i prekur nga virusi 30 kilometra (18 milje) në jug të Mynihut është në një “gjendje të mirë mjekësore”, sipas autoritetit shëndetësor.
Kjo sëmundje e re e mushkërive përhapet shumë shpejt. Një specialist i një Instituti të Shëndetësisë të Hong Kongut që nuk do t’i përmendet emri e vlerëson shifrën jozyrtare të të infektuarve për agjencinë gjermane të lajmeve DPA në këtë moment afër 25.000 vetë.
Disa dhjetëra persona kanë ndërruar jetë nga virusi, persona që më parë ishin të sëmurë kronikë.
Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japoni, Tajvan, SHBA, Francë, edhe në Gjermani, Bavari.
Aeroportet aziatike dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse. Se fundi edhe ne Gjermani.
Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione, duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu.
Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu, ose si shumë të tjera përmes ajrit.
Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen.
Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ende po diskuton nëse duhet shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës.
Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar.
Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës. Japonia ka shpallur paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në Kinë.
Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Mënjanimi i kontaktit trupor me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes si edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja e shpeshtë e duarve, por sidomos pas kontaktit me persona të sëmurë ose ambientin ku ata janë.
Ekspertët ende nuk e shohin rrezikun e një përhapjeje botërore. /DW/Mediafokus/

