“Thimi Mitko” së shpejti do të renovohet
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata edhe për shkollën “Thimi Mitko” nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të programit Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë, ne renovimin e kësaj shkolle, krahas shkollës “Skëndërbeu” në Përlepnicë, ku së shpejti do të fillojnë punimet
Gagica, gjithashtu, ka njoftuar se së shpejti do të inagurohet edhe shkolla e re në fshatin Haxhaj si dhe renovimi në shkollën “Vehbi Ibrahimi”, në Uglar.
Prioritet për këtë vit mbeten shkollat “Ibrahim Uruqi” dhe “Vesel Muji”, duke përmbyllur ciklin e investimeve kapitale në shkollat e Komunës së Gjilanit.
Gagica ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në sektorin e arsimit. /MediaFokus/

