Po hetohet vdekja e një burri në QKUK

Një person ka vdekur në QKUK ku ishte dërguar nga familjarët pas përkeqësimit të gjendjes shendetësore.

Prishtinë 16.03.2021-01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftiminn e policisë.