VV njëanshëm kërkon që votimi për qeverinë të mbahet më 3 shkurt
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar sot kërkesë zyrtare Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit, Glauk Konjufca, ku ka kërkuar që vioimi për qeverinë të mbahet më 3 shkurt.
Kërkesa të cilën e ka siguruar Ballkani.info, thotë se në përputhje me dekretin e presidentit të datës 20 janar, kërkon nga Konjufca që më datën 3 shkurt në orën 11 ta caktojë seancën për votimin e Qeverisë.
Kjo kërkesë është bërë njëanshëm dhe pa arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.
Pas kësaj kërkesë, Konjufca e ka caktuar për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit./MediaFokus/


