Aksident në udhëkryqin Viti-Pozheran, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin Viti-Pozheran.

Sipas mediumit lokal “Plus Televizion”, në këtë aksident ka persona të lënduar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Ky udhëkryq njihet si problematik pasi shpesh ndodhin aksidente trafiku.

(Foto: arkiv)