Vdes një zyrtar i Komunës së Ferizat

Sot në mëngjes ka vdekur një zyrtar i Komunës në Ferizaj. Njoftimin për vdekjen e arkitektit të kësaj Komune e ka dhënë vetë kryetari Agim Aliu.

Aliu ka thënë se Ferizaj ka humbur një arkitekt të dalluar, një qytetar i ndershëm, një bashkëpunëtor korrekt e të veçante dhë një mik të çmuar.

“Lamtumirë miku im që me ikjen tënde të parakohshme na trondite e na le pa fjalë, pikërisht në çastin kur prisnim ta fitosh betejën me vdekjen. Fjalët janë të pakta për ta shprehur dhembjen e mërzinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Zariqi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit”, ka shkruar Aliu.