Gazetari Marin Mema ndalohet nga serbët në Merdare
Gazetari Marin Mema i cili njihet për dokumentarët e tij për shqiptarët, vazhdimisht ka hasur në pengesa për të lëvizur në Greqi, Serbi apo territore tjera të banuara me shqiptarë, shtete këto që fshehin të vërtertat që kanë të bëjnë me shtrirjen e popullit më të vjetër të gadishullit.
Kësaj radhe, për të realizuar një dokumentar, Mema me bashkëpunëtorët ishte nisur për në Serbi, por janë penguar me t’u futur andej.
Në pikën doganore në Merdare, Mema ndalet nga autoritetet doganore serbe, derisa bashkëpunëtori i tij lejohet të kalojë.
Autoritetet serbe të dhënat e gazetarit i referojnë te shërbimet tjera duke mos lejuar gazetarin të kalojë në Serbi për më tepër se 40 minuta.
“Është urdhër nga lart që nuk mund të largoheni nga objekti. Çfarë keni bërë?”, e pyet polici serb gazetarin Marin Mema.
Pas kontrolleve të imtësishme të gazetarit dhe automjetit, ata kalojnë kufirin dhe vijojnë punën e tyre profesionale.
Marin Mema, po realizon një dokumenetar per ‘Mollën e Kuqe’.
Mema, para disa ditësh është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit./Mediafokus.info

