Vdes nga Covid-i mjeku shqiptar në Shkup
Një mjek shqiptar në Shkup e ka humbur betejën me Covid-19 në moshën 53-vjeçare.
Për shkak të komplikimeve nga virusui Covid 19 ka ndërruar jetë mjeku Senat Grboviq nga Shkupi.
Doktor Senati kohën e fundit ka punuar në një ordinancë private, kurse paraprakisht në Ndihmën e Shpejtë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.
Lajmin e ka bërë të ditur nga Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj.
“Humbëm edhe një koleg. Ngushëllime për familjen e doktor Senadit”, kanë shkruar nga ky Asociacion.

