Sherbeti, kush prej jush bënë iftar me këtë pije

Sherbeti është një pije që përgatitet nga frutat ose nga petalet e luleve dhe besohet se a ka origjinën në Persinë e lashtë nga ku ka hyrë në botën Turke, Ballkanike, Arabe, e deri në Indi.

Sherbeti është pije shumë e përhapur te myslimanët dhe sidomos gjatë agjërimit të Ramazanit. Në iftar pihen sherbete të ndryshme, prej trëndafilit, vishnjës, kajsisë, ftoit, kumbullave…

Disa lloje sherbeti janë renditur në Kanunin e Mjekësisë të shekullit të XI-të nga shkrimtari persian Ibn Sīnā.

Në shekullin XII, libri persian i Zakariye Gorgani përshkruan lloje të ndryshme të sherbeti në Iran.

Përmendja e parë perëndimore e shërbetit është një referencë italiane për diçka që pinë turqit. Fjala hyri në italisht e njohur si sorbetto e cila bëhet sorbet në frëngjisht.

Në kopshtet e Pallatit Osoman, erëzat dhe frutat që do të përdoreshin për sherbet rriteshin nën kontrollin e farmacistëve dhe mjekëve të Pallatit Perandorak.

Sherbeti është bërë tradicionalisht me lëng kallamishte, por në kohët moderne zakonisht bëhet me sheqer. Mjalti gjithashtu përdoret zakonisht si ëmbëlsues.

Sherbeti ka shumë lloj shijesh duke përfshirë limonin, shegën, ftoin, luleshtrydhen, qershinë, portokallin, trëndafilin, manin, etj.