Kurti uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Kosova s’mundet pa Shqipërinë e Shqipëria s’mundet pa Kosovën
Kryeministri Albin Kurti e ka uruar më në fund kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjen e së dielës, raporton Mediafokus.info.
“Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë në Facebook:
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.
Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.
Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

