Një aeroplan në Stamboll rrëshqet nga pista dhe ndahet në dysh
Një aeroplan udhëtarësh i ‘Pegasus Airlines’ ka dalë nga pista në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se në momentin e aksidentit, aeroplani ka shpërthyer duke u ndarë në dy pjesë dhe pastaj ka marrë edhe flakë.
Sipas njoftimeve, mes 171 personave në bord dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit, nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të lënduar.
Aeroplani vinte nga Izmiri./Mediafokus

