Atdheu s’mund ta anashkalojë dot Anën

Ana Lleshi dhe Atdhe Xharavina nuk po mund të shkëputen dot nga njëri-tjetri.

Atdheu në “Prive” ka sjellë disa nga prapaskenat e videoklipit, i cili duket se do të ketë shumë skena të nxehta.

Atdheu tha se nuk mund ta refuzonte ftesën e Anës për të qenë në klipin e saj, sepse ajo është shumë e veçantë për të.

Por a mund të bëhet Antonela xhéloze për skénat në videoklip?

“Veç Antonela?! Jo jo, kjo dihet që është prej këngës, marrédhénie pune”, u shpreh Atdheu duke qeshur, ndërsa Ana ja pasoi:

“Nuk ka arsye të bëhet xhéloz askush, të paktën për ato që ndodhin para kamerave”.

Pas këtyre fjalëve sigurisht lindin dyshíme se Ana dhe Atdheu mund të jenë më shumë se miq, ose thjesht janë duke luajtur një lojë për më shumë vëmendje.

Sa i përket këngës së saj, Ana tha se do të jetë nga fillimi deri në fund një diss, por se për kë bëhet fjalë ajo nuk pranoi ta tregonte.