776 persona gjobiten për ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’

Policia e Kosovës gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë, si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore 28 prill-4 maj 2021, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar 776 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave, ka thënë zëdhënësi rajonal i PK, togeri Ismet Hashani.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar, në kontrolle të lokaleve hoteliere ku janë mbajte organizime të ndryshme duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.