Ma fal at` buzëqeshje – dedikim për Nexhmije Pagarushën

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në shkurt 2020, por bilbilin e Kosovës e ka rikujtuar sot, në ditën e lindjen së saj, artistja e madhe shqiptare, Eda Zari.

Ajo ka bërë një dedikim plot ndjesi për Nexhën, shkruan Mediafokus.info

7 maj – Ditelindja e Dives Pagarusha. Ma fal at’ buzeqeshje! Sot ne ditelindjen tende, mall kam tet’ them nga fundshpirti: Te dua Pagarush! O mall, o dashuri.

Zari kishte bërë dedikim për Nexhmijen edhe vitin e kaluar:

Sot në ditëlindjen tënde, mall kam tet’ them dy fjalë nga fundshpirti im: Të dua Pagarushë! “O mall, o dashuri”.

‘Baresha’ dhe ‘Bilbili’ i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ishte një këngëtare me një interpretim të shkëlqyer, po sikur edhe një aktore e suksesshme në film dhe në teatër, ku po ashtu e sprovoi veten.

Gjatë karrierës së saj, Nexhmija bashkëpunoi edhe me këngëtarë nga Shqipëria dhe u paraqit në Shqipëri me ansamblin “Shota”, me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi me tekst të poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Betovenit, Puçinit, Verdit, etj.

Llogartitet se Nexhmija ka interpretuar mbi 150 këngë.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut përmes artit. /Mediafokus.info