Kadolli: Vitia me vetëm një të infektuar brenda 24 orëve

Komuna e Vitisë po e menaxhon mirë pandeminë. Numri i përgjithshëm i infektuarve ka rënë në 29, derisa vetëm një rast rezultoi pozitiv në 24 orët e fundit.

‘Komuna e Vitisë sot ka 1 rast të ri pozitiv me Covid-19. Rasti është nga Pozherani’, ka thënë drejtoresha e QKMF, dr Vjollca Kadolli.

Deri më sot janë të konfirmuara 1.681 raste pozitive, ndërsa aktiv janë 29 pacientë, 3 prej tyre të spitalizuar.

Një pacient, sot ka rezultuar i shëruar, derisa numri total i të shëruarve deri më sot është 1.574, ka thënë doktoresha Kadolli.

Ajo ka përsëritur apelin për kujdes:

‘Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj.

Mos i neglizhoni masat parandaluese.

Mos harroni të bartni maskën në publik dhe të mbani distancën me personat tjerë’.

Është parandalimi më i mirë!