Vdes në spital njëri nga drejtuesit e automjteve që u aksidentuan mes vete

Një person ka vdekur në spital pas aksidentit ndërmjet dy veturave, njofton policia.

Fsh. Kqiq, Mitrovice Jugu 09.05.2021-13:20. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit, të dy drejtuesit meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njeri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.