Aksident në ‘orë policore’ – humb jetën një 33-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë natës. Policia bën të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, 33-vjeçari i identifikuar me iniciale R.K.

“Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë që për shkak të pandemisë në vendin pas orës 22:00 është i ndaluar qarkullimi, me përjashtim të rasteve emergjente.