“Urime champion!” – Kështu e uron Lutfi Haziri nipin e tij pasi u shpall kampion me FC Drita U17
Shkolla e futbollit Drita është shpallur kampion i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, për grup moshat U17 në sezonin 2020/2021, raporton Mediafokus.info.
Në mesin e futbollistëve që e griti trofeun është edhe Olt Haziri, nipi i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili luan në pozitën e qendër mbrojtësit.
“Urime champion!”, ka qenë urimi i Lutës për Oltin (djalin e vëllait), transmeton Mediafokus.info.
Ndryshe, në sezonin e kaluar kampion i Lidhjes Rajonale është shpallur KF Arbëria.


