Emocioni i Lutfi Haziri: Na fal Nexhmije që kemi bërë pak për ty

Vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka pikëlluar të gjithë shqiptarët.

Pikëllimin, pak më ndryshe, e ka shprehur edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Teksa ka folur në superlativ për fugurën e saj, Haziri i ka kërkuar falje Pagarushës.

“Margaritari i muzikës shqipe, ajo që përmes zërit të saj të veçantë, na njifte bota, nuk do të jetojë më në mesin tonë. Por, këngët e saj, do të jetojnë për sa kohë të flitet shqip. Na fal Nexhmije që kemi bërë shumë pak për ty. Lamtumirë, mbretëresha e muzikës shqipe!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./MediaFokus/