Arrestohen shitësi dhe blerësi i kapakëve të pusetave të vjedhura

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen dhe më pas shitjen e kapakëve të pusetave në një rrugë në Gjakovë, ndërsa pas tij arrestoi edhe personin që i bleu ato. 

“Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se pusetat që i kishte vjedhur i kishte shitur te hekurishtja me pronar mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari-pronari i hekurishtes si dhe provat janë konfiskuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.