Anton Quni tregon se a do të kandidojë për kryetar të Prizrenit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka njoftuar se Anton Quni ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për Infosot.com vetë Quni i cili tha se do të kandidojë për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.
“Po, do të kandidoj për kryetar të Prizrenit”- tha shkurt Quni.
Kujtojmë se Anton Quni aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa në legjislaturën e kaluar, ai ka qenë ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.

