Mbytet në pus një i moshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Katund i Ri në Durrës, ku ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas raportimeve të policisë, 81-vjeçari A.L. ka rënë në pusin e shtëpisë dhe për pasojë është mbytur.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht, megjithatë vijojnë hetimet.