Bie numri i gjobave për maska, vetëm 6 brenda një jave
Zbutja e masave anti-Covid në Kosovë, ku përfshihet edhe përdorimi i maskës, ka ulur ndjeshëm gjobat për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“.
Policia e Kosovës, gjatë periudhës kohore 9-15 qershor 2021, në të gjitha komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 6 fletëparaqitje për mos respektim të masave anti COVID-19, ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan.
Me 15 qershor 2021 Policia e Kosovës në Gjilan kanë ofruar përkrahje dhe ndihmën e tyre në mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të qytetarëve të Gjilanit që ka filluar në sallën e sporteve “Bashkim Selishta” dhe kjo përkrahje do të vazhdojë gjithnjë deri sa të kërkohet, ka thënë Hashani.
Sipas personelit mjekësor vaksinimi është duke shkuar pa asnjë pengesë.
Personeli mjekësor ka apeluar që qytetarët që t1i përgjigjen thirrjes për vaksinim në mënyrë që të preventohet përhapja e COVID-19.

