Familjes Bunjaku që humbi djalin para dy vitesh, i vije dhuratë engjulli Rinora
Mërgimtari Fatmir Bunjaku, i cili para dy vitesh humbi djalin Rinorin, i është gëzuar pa masë ardhjes në jetë të një engjulli tjetër në familjen e tij, që e ka pagëzuar Rinora.
Fatmiri ka shpërthyer nga lumturia për këtë dhuratë nga Perëndia.
‘Falemnderimet i takojnë vetëm Krijuesit të gjithësisë. Këtë ndjenjë nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj… s`ka poet që mund ta shkruaj…s`ka recitues për ta recituar…
14.06.2021. Faleminderit Zot për këtë dhuratë, për këtë engjull në duart e mia, për kët gëzim në familjen time…
Kujtim prej të kaluarës, jetë për të ardhmen… E gëzofsh emrin RINORA ime e vogël… Të pafsha me jetë të gjatë dhe shumë të lumtur princeshë’, ka shkruar Fatmir Bunjaku.
Fatmiri ka bërë vazhdimisht dedikime prekëse për djalin Rinorin, të cilin e humbi tragjikisht para dy vitesh. Ardhja në jetë e Rinores, sado pak do t`ia zbus dhimbjen e madhe për Rinorin familjes Bunjaku në Zvicër./Mediafokus.info/

