Asnjë vdekje me Covid, vetëm 9 raste pozitive
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me Covid, derisa pozitive kanë rezultuar vetëm 9 raste nga 1694 mostra te testuara
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 179.

