Motoristi godet policin në tentativë për të ikur

Një person në Gjilan është arrestuar për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ pasi ka goditur me motor zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Rr. Lufta e Gjilanit 44, Gjilan 18.06.2021,23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke lëvizur me mortor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë, por duke ik ka godit zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt, thuhet ne njoftimin e policisë.