Çfarë është Traktati për lumin Kolumbia mes SHBA-së dhe Kanadasë, i propozuar për Ujmanin?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u kanë dorëzuar të mërkurën Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë raportin për Liqenin e Ujmanit me propozimin për menaxhim të përbashkët.

Në raportin 53 faqesh, propozohet traktati i nënshkruar në vitin 1964 në mes të SHBA-së dhe Kanadasë për menanaxhimin e lumit Kolumbia.

Ky traktat është një marrëveshje në mes të dy qeverive me të cilin është kërkuar ndërtimi i digave të mëdha hidroelektrike (tri në Kanada dhe një në SHBA) për prodhimin optimal të energjisë elektrike, që synim kishte po ashtu reduktimin e përmbytjeve shkatërruese.

Traktati konsiderohet si një model ndërkombëtar i bashkëpunimit për zhvillimin e hidroenergjisë.

SHBA dhe Kanada kishin hyrë në këtë traktat për lumin Kolumbia për të zhvilluar potencialin hidroelektrik të pellgut të lumit dhe për të siguruar kontrollin e përmbytjeve.

Kanada kishte ndërtuar tre diga dhe në këmbim të kësaj kishte marrë gjysmën e gjenerimit të energjisë elektrike dhe pagesa për përfitimet e rritura nga kontrolli i përmbytjeve.

SHBA kishte ndërtuar një digë e cila ka rezultuar si një rezervuar ndërkufitar.

Ky traktat nuk mund të përfundojë pa mbushur 60 vjet nga ratifikimi i tij, dmth më 2024. Edhe pas përfundimit të tij thuhet se disa pjesë të traktatit që kanë të bëjnë me kontrollin e përmbytjeve mbesin në fuqi