Së shpejti, skuadrat italiane mund ta kërkojnë VAR’in
Federata e Futbollit e Italisë është një nga ligat e para europiane që testoi Video Assistant Referee (VAR). Së shpejti, mund ta kërkojnë VAR`in.
Kjo Federatë ka shprehur gatishmërinë për të eksperimentuar mënyrën e re të përdorimit të VAR-it, që ka të bëjë me rastet kur e kërkojnë skuadrat, ashtu siç ndodh tashmë në sporte të tjera si volejboll, tenis, basketboll, etj.
Mbetet për t’u përcaktuar mënyra dhe koha si skuadrat mund ta kërkojnë rishikimin e momenteve të dyshimta, por duket se së shpejti do të ndodhë kjo.
Ideja e këtij projekti është për të mos cënuar imazhin e kampionatit, kur ka raste të dyshimta./MediaFokus/


 
 
 
						 
						