Vdes 40-vjeçarja nga Malisheva pasi hedhet nga kati i gjashtë

Një grua e moshës rreth 40-vjeçare ka vdekur pasi është hedh nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se gruaja ishte në depresion psikik.

Lajmin për express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 09:00 Rreth moshës 40, është hedh nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se ka qenë nën depresion psikik. Trupi i pajetë është dërguar ne IML-e Prishtinë, për obduksion”, tha Gjurkaj.